Më pak se një muaj pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, presidenti në largim, Emmanuel Macron, vazhdon të kryesorë me mbështetjen e 30 përqind të votuesve, raporton televizioni francez BFMYV.
Sipas një sondazhi të Shoqatës Harris, Macron mbetet favorit dhe është shumë përpara kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila është për 19.5 të votuesve më lart se kandidati i të majtës radikale Jean-Luc Melenchon, me 13.5 për qind, transmeton portal arbresh.info
Sipas rezultateve të sondazhit, duket se Macron dhe Le Pen mund të hyjnë në raundin e dutë të zgjedhjeve.
Një tjetër kandidat i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, ra në sondazhe dhe është në vendin e katërt me 11 për qind të votave. Kandidati i krahut të djathtë Valeri Pecresse gjithashtu ra në sondazhe me 10.5 për qind të votave.
Zgjedhjet presidenciale në Francë janë caktuar për dy raunde, më 10 dhe 24 prill dhe këtë vit përkojnë me presidencën gjashtëmujore franceze të Këshillit të Bashkimit Europian.
BFMTV thekson se sondazhet nuk parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve, por tregojnë ekuilibrin aktual të pushtetit dhe opinionit publik./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...