Vetëm 3 javë nga zgjedhjet e Parlamentit Europian, në Francë gara elektorale me gjasë do të jetë një “Déjà vu” e presidencialeve të vitit 2017, ku fitues u shpall Emmanuel Macron.
Sot, 2 vjet më pas beteja do të jetë sërish mes partisë së presidentit francez “La République en Marche” dhe forcës së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, “Le Rassemblement National”.
Sondazhet në Francë flasin për një rënie të lehtë të Macron me 1.5% nga viti 2017. Megjithatë presidenti vijonë të kryesojë garën me 22.5%, ndërsa Le Pen e ndjek fare pranë me 21.5%.
Por një tjetër projektim e nxjerr forcën euro-skeptike të Le Pen në vend të parë me 24%, me një avantazh prej 3 pikësh përqindje ndaj Macron që arriti në 21% shkruan Tv Klan.
Marine Le Pen mbështet fuqishëm frontin populist të kryesuar nga zv/kryeministri italian Matteo Salvini, që bëson se rimëkëmbja e Europës nis kryesisht nga dëbimi i emigrantëve.
Emmanuel Macron nga ana tjetër propozoi një marrëveshje të re Shengen me më pak vende, një lëvizje që shihet nga analistët si politikë për të kënaqur valën euroskeptike që po rritet gjithnjë e më shumë në Europë.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...