Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë javë bisedime me përfaqësuesit e partive kryesore politike të Francës për të gjetur një zgjidhje politike pasi koalicioni i tij nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare.
Qëllimi i bisedimeve që do zhvillohen të martën dhe të mërkurën në Pallatin Elysee do të jetë “ndërtimi i zgjidhjeve për t’i shërbyer francezëve” në një kohë kur nuk ka “shumicë alternative” për atë të aleancës qeverisëse të Macron, tha një zyrtar presidencial që kërkoi të mos përmendej me emër.
Zyrtari tha se përfaqësuesit e partive në parlament do të priten në pallatin presidencial ‘Elysee’ veçmas dhe njëri pas tjetrit, por pa specifikuar se cilat figura do të marrin pjesë.
Por kjo duket se tregon se ftesat u janë bërë partive të liderit të së majtës së fortë, Jean-Luc Melenchon dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, të cilët kanë bërë hapa para në sondazhe.
“Si garant i institucioneve, presidenti i Republikës është i vendosur të veprojë në interes të francezëve”, tha zyrtari. Macron ende nuk ka komentuar publikisht për rezultatin e zgjedhjeve.
Analistët thonë se Macron mund të konsiderojë një marrëveshje me partinë tradicionale të krahut të djathtë, Republikanët (LR). Ata konfirmuan se udhëheqësi i saj Christian Jacob e kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në takim. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga palët e tjera./REL/
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora