Europa ka nevojë për qasje të bashkuar në mbrojtjen e aseteve të saj strategjike nga ndërmarrjet e huaja nëse dëshiron që të respektohet nga Kina, ka deklaruar Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Një ditën e fundit të vizitës 3 ditore në Kinë, Macron u ka bërë thirrje liderëve të vendeve të BE-së që të jenë më të kujdesshëm në lidhje me asetet që u lejohet t’i marrin, transmeton portali arbresh.info
“Europa shpesh e ka treguar vetën të ndarë nga Kina”, tha Macron në Pekin. “Dhe Kina nuk do të respektojë një kontinet, një fuqi, përderisa disa vende i mbajnë dyert e mbyllura.”
Macron vazhdimisht është duke nxitur investimet e huaja në sektorët strategjikë në rajon të shfaqen në nivel të BE-së, por shumë vende anëtarë më të varfra të BE-së të cilët mbështeten në investimet kineze kanë kërkuar të hedhin poshtë atë.
BE-ja shpreson se negociatat e saj mbi një pakt investimi me Kinën do të arrijnë në “fazë vendimtare” gjatë viti./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?