Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje që të mos mbyllen kufijtë mes vendeve të BE-së, duke theksuar se mbyllja nuk ka sjellë ndonjë përmisim në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Një ditë pasi autoritetet franceze zgjeruan zonat e kuqe për të përfshirë pjesë të mëdha të Francës jugore, Macron bëri thirrje për koordinim europian dhe qasje të përbashkëta për pikat lokale, transmeton portal arbresh.info
“Mbyllja e kufijve mes vendeve të BE-së nuk ka kuptim kur janë vendosur pikat e nxehta”, tha ai.
Sipas Macron, Europa ka miliona punëtorë ndërkufitarë, shumica prej të cilëve e kanë të nevojshme të lëvizin mes disa rajoneve dhe do të ishte “absurde” të kufizosh “jetën e përditshme, jetën ekonomike” të tyre.
Macron tha se ai kishte diskutuar çështjen me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në rezidencën e tij verore në jug të Francës muajin e kaluar dhe se ai priste që për këtë çështje të punohet më tej në ditët në vijim./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...