Presidenti francez i është rikthyer çështjes së emigracionit dhe ka kërkuar reformim të Shengenit për të fuqizuar sovranitetin e BE.
Kreu i Elizesë, gjithashtu kryesues i presidencës së radhës së bllokut, tha se zona e lëvizjes së lirë, ashtu si eurozona, duhet të ketë udhëheqje politike, përmes takimeve të rregullta ministeriale që mund të nisin nga muaji i ardhshëm.
Duke folur për ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të Unionit, Macron tha se politikat e emigracionit duhet të diskutohen brenda një organizmi politik, të cilin e pagëzoi si Këshilli i Shengenit.
Ky organizëm sipas tij do të ndihmojë në marrjen e vendimeve të përbashkëta dhe lehtësimin e koordinimit në kohë krize.
“Përballë sfidave të shumta bashkë me kolegët e mi, kemi vendosur ta bëjmë reformimin e zonës Shengen dhe marrjen në kontroll të kufijve tanë, një prioritet të presidencës së radhës së BE. Këshilli i Shengenit mund të bëhet fytyra e një Europe të fortë që mbron kufijtë dhe fatin e saj. Nuk mund të ketë liri lëvizjeje nëse ne nuk kontrollojmë kufijtë e jashtëm”, deklaroi Macron.
Zona Shengen përbëhet nga 26 shtete anëtare përfshirë Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Gjatë pandemisë shumë prej vendeve të bllokut rikthyen kontrollet në kufi, përkundër politikës për lëvizje të lirë, e cila qëndron në zemër të unionit.
Macron tha gjithashtu se do të krijojë një forcë të reagimit të shpejtë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufijve në rastin e një vale emigracioni.
Kreu i Elizesë kërkon të nxisë një rikonceptim të procesit të azilit në bllok./A2CNN/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...