Presidenti francez Emmanuel Macron u ka thënë diplomatëve të tij që të “përgatiten për një luftë të gjatë” në Ukrainë. Ndërsa përcaktoi synimet e politikës së jashtme për mandatin e tij të ardhshëm presidencial, Macron e bëri të qartë synimin e tij për të vazhduar dialogun me Kremlinin, por u zotua për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kievin.
Udhëheqësi francez në të kaluarën është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore për bisedën e vazhdueshme me Putinin me telefon në atë që ai pretendon se është një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim. (Në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, udhëheqësit i kanë ndërprerë fare kontaktet me Moskën.)
Por sot, Macron tha në një konferencë të ambasadorëve francezë se biseda me Kremlinin ishte e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
“Uniteti evropian është kyç sepse ndarja është një nga objektivat e luftës së Rusisë,” tha ai, cituar nga Reuters, ndërsa shtoi: “Kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi në botë që vazhdon të flasë me Rusinë?”
Turqia ofroi të ndërmjetësonte bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës që në fillim të luftës, me presidentin Rexhep Tajip Erdogan që përfundimisht do të ndihmonte ndërmjetësimin e marrëveshjes jetike të grurit midis dy kombeve.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...