Google ADS

Macron jep premtimin: Sot një vit rihapen dyert e Notre Dame

21:04 | 9 Dhjetor 2023
KRG

Numërimi mbrapsht për rihapjen e Notre Dame ka filluar. Një nga simbolet e kryeqytetit francez do të rihapë dyert 8 dhjetorin e vitit të ardhshëm, pasi shkatërrimit nga zjarri në 2019-n.

Kjo u konfirmua nga presidenti Emmanuel Macron, nga maja e restauruar e objektit të kultit, me garancinë se afatet do të respektohen.

“Ky 8 dhjetor është shumë i rëndësishëm pasi shënon një datë, një vit përpara se Notre Dame t’i rikthehet besimtarëve dhe vizitorëve. Është shumë prekëse ta gjejmë veten këtu një vit përpara. Ju e shihni progresin e jashtëzakonshëm të punës në këtë objekt, në kornizat dhe shtizën e tij”, tha Macron.

I pyetur nga mediat, Macron shtoi se Papa do të ftohet në ceremoninë e përurimit. Ai njoftoi gjithashtu hapjen e një muzeu për Notre Dame dhe nisjen e garës për zgjedhjen e dizenjatorëve të xhamave të dritareve.

Macron bëri edhe homazhe për gjeneralin Zhan Luis Zhorzhelin, që mbikëqyri rindërtimin dhe që ndërroi jetë në gusht. Emri i tij do të shkruhet në drurin e shtizës së re, në 96 metra lartësi./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme