Është risjellë në debatin publik evropian rasti i përgjimit të disa politikanëve të lartë nga agjencitë amerikane. Edhe Danimarka mësohet se u përfshi në skandal në vitet 2012, ndërsa kancelarja Merkel, si viktimë e pretenduar e tij, kërkon shpjegime nga të dy partnerët.
Fuqitë europiane i kanë kërkuar shpjegime Amerikës dhe Danimarkës për skandalin e vjetër të përgjimeve.
Shërbimi Informativ i Danimarkës dhe Agjencia amerikane për Sigurinë Kombëtare raportohet se punuan bashkë në vitet 2012-2014 duke spiunuar telefonatat dhe mesazhet e disa politikanëve të lartë evropianë, mes tyre edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Danimarka, qeveria dhe ministri i Brendshëm danez e kanë shprehur qartë mendimin për këtë rast dhe kjo është pozitive, por nevojiten sqarime që të ketë besim në marrëdhënien tonë”, transmeton oranews.
Edhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, e cilësoi përgjimin e aleatëve dhe partnerëve nga ana e Amerikës, diçka të papranueshme.
“Jemi në pritje të përgjigjeve. Nga njëra anë kërkojmë t’i hidhet dritë fakteve të shkuara, por sidomos të qartësojmë praktikat e tanishme.”
Shërbimet inteligjente amerikane i mblodhën informacionet nga zyrtarët gjermanë, francezë, suedezë e norvegjezë përmes palës daneze.
Kur skandali u bë i njohur në 2013-ën, Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi qartësisht por tha se telefoni i kancelares Merkel nuk ishte në përgjim.
Presidenti aktual i SHBA-së, Xho Bajden, është akuzuar si i përfshirë në skemë pasi në ato vite kishte rolin e zv.presidentit të Amerikës.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë