Google ADS

Macron i vendosur: S’ka rinegociata për marrëveshjen e klimës

19:59 | 19 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar se është i zhgënjyer me vendimin e SHBA-ve për tërheqjen nga Marrëveshja e klimës në Paris.

Pavarësisht kërkesës së Presidentit amerikan, Donald Trump, për të rinegociuar marrëveshjen, Macron është shprehur i  vendosur duke thënë se ‘nuk ka rinegociata’, transmeton portali arbresh.info

Ai a shtuar se e ‘respekton thellësisht’ vendimin e Trump dhe tha se ‘dera do të mbetet gjithmonë e hapur’.

Në qershor të këtij viti, Amerika ka njoftuar se do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit, duke argumentuar se marrëveshja e arritur do të dëmtojë bizneset dhe do të varfërojë SHBA-të.

Marrëveshja e Parisit është arritur nga 188 vende të botës, përfshirë edhe SHBA-të dhe qëllimi është për të mbajtur temperaturat në rritje globale ‘shumë më poshtë’ se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Të vetmet vende që nuk kanë nënshkruar këtë marrëveshja janë Siria dhe Nikaragua./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme