Presidenti i Francës, Emannuel Macron ka përgënjeshtruar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh gjatë një interviste për BBC se vendet e pasura nuk po ndihmojnë me para për strehimin e afganëve.
Gjatë një interviste për mediat franceze, Emannuel Macron thotë se afganët evakuohen nga SHBA-të dhe vendosen në vende të tjera kundrejt një pagese.
“Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur.
“Bukë kripë e zemër’, është thelbi i solidaritetit që u kemi ofruar. Kjo s’do t’ju mungojë. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës se refugjatë që po i ikin vdekjes po trokasin në dyert tona”, deklaroi Rama në 31 gusht.
Ndërkohë, presidenti francez Macron thotë se afganët e evakuuar në Shqipëri apo vende të tjera janë strehuar kundrejt një pagese.
“Si tja bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende tjera kundrejt një pagese” ka pyetur ai.
Është një cështje që duhet ta bëjmë si evropian dhe nuk dua ta pësojmë, ka insistuar Macron pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, ka deklaruar presidenti”, raportojnë mediat franceze./faxnews/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë