Macron i kërkon falje Ruandës për gjenocid

14:08 | 27 Maj 2021
A. B.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i kërkon falje Ruandës për rolin e saj në gjenocidin e vitit 1994.

“Në këtë rrugë, vetëm ata që kaluan atë natë ndoshta mund të falin, na japin dhuratën e faljes,” tha Macron në një fjalim në memorialin e gjenocidit të Gisozi në Kigali, ku janë varrosur më shumë se 250,000 persona.

“Franca nuk i dëgjoi ata që e paralajmëruan atë për masakrën e afërt në Ruandë dhe qëndruan de facto pranë një regjimi gjenocid”, tha Macron.Por Franca “nuk ishte një bashkëpunëtore” e gjenocidit, shtoi Macron, shkruan Euronews.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme