Macron hedh poshtë kërkesën e Putinit për pagesat e gazit në rubla

22:58 | 25 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të pranuar një kërkesë nga Rusia për të paguar në rubla për gazin rus.

Europa po përpiqet që të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla. Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit.

“Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara janë të qarta. Kjo është e ndaluar”, tha Macron në një konferencë për shtyp pas samitit të BE-së në Bruksel.

“Firmat europiane që blejnë gaz dhe që operojnë në territorin europian do të paguajnë me euro. Prandaj, ajo që kërkohet sot nuk është e mundur të zbatohet, nuk është kontraktuale”, shtoi Macron./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme