Macron goditet me vezë

14:54 | 27 Shtator 2021
Arbresh.info

Presidenti francez, Emmanuel Macron është hasur me një incident aspak të këndshëm, gjatë vizitës së tij në Ekspozitën e 20 -të Ndërkombëtare të Gastronomisë, në Lyon.

Nga disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë Macron duke kaluar nëpër një turmë ndërsa veza i hidhet kokës, pas një fjalimi të mbajtur në një ngjarje ushqimore në Lyon të Francës.

Lyon Mag raporton se një i ri u arrestua nga shërbimi i sigurisë në vendin e ngjarjes pasi hodhi vezën dhe bërtiti “rroftë revolucioni”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme