Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se globalizmi është duke u përballur me një krizë të madhe dhe se veprimi kolektiv është i nevojshëm për t’u përbllur me sfidën.
“Le të mos jemi naiv, globalizimi po kalon në një krizë të madhe dhe kjo sfridë duhet të luftohet kolektivisht nga shtetet dhe shoqëria civile”, tha ai në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës, transmeton portali arbresh.info
“Unë dua që të jem këtu për të bërë një thirrje për veprim. Franca është prekur nga ndryshimet strukturore dhe marrëdhënia e saj me globalizmin”, shtoi ai.
Përderisa Angela Merkel po përpiqet të formojë qeverinë e saj, Emmanuel Macron po konsiderohet një ndër liderët më të fortë në rajon.
Gjatë fjalimit të Davos, ai tha se Franca ka dëshmuar frikë masive rreth globalizimit dhe mungesës së mirëkuptimit.
Ai tha se detyra e tij është që të ndërtojë një Francë “të begatë për botën”./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit