Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë samitit të zhvilluar të premtën ka deklaruar se vendi i tij “nuk ka qëllim të qëndrojë në Mali për një kohë të gjatë”.
Samiti Afrikë-Francë u mbajt në Montpellier, ku të rinjtë afrikanë morën pjesë pa përfshirjen e krerëve të shteteve të vendeve afrikane, transmeton portal arbresh.info
Macron, presidenti i vetëm në samit, tha se ai dëshiron të mbyllë bazat ushtarake në Mali sa më shpejt të jetë e mundur, por duhet të ketë “projekte shtetërore të forta” dhe “investime”, dhe qëllimi i tij nuk është të ketë baza në tokën afrikane përgjithmonë.
Macron theksoi se Franca është në Afrikë për të luftuar terrorizmin, dhe jo për të mbështetur ndonjë regjim.
Macron, i cili tha se ushtria franceze është në Mali me kërkesë të qeverisë Maliane, u tha qeverive afrikane se Franca po zvogëlon mbështetjen në drejtim të investimeve dhe Parisi dëshiron të kryejë projekte me shoqërinë civile.
Kryeministri i Malit, Choguel Kokalla Maiga, akuzoi Francën, e cila vendosi të tërhiqej nga Mali, se veproi në mënyrë të njëanshme kur u ngritën akuzat se kompania ruse e sigurisë, Ëagner, do të ishte e vendosur në vend.
Macron, megjithatë, u trondit nga komentet e Maiga, duke deklaruar se “këto deklarata të turpshme nga një vend ku ka pasur dy grusht shteti të njëpasnjëshëm, ku nuk ka as qeveri, janë të papranueshme”.
“Ne jemi në Mali me kërkesë të shtetit. Pa Francën, Mali do të kishte rënë në duart e terroristëve”, tha Macron./arbresh.info/
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...