Presidenti francez Emmanuel Macron, ka folur për sulmin e sotëm që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice.
“Franca ka qenë sërish cak i një sulmi terrorist”, ka thënë Macron nga Nice ku sot humbën jetën tre qytetarë – madje njërit i është prerë koka, transmeton Telegrafi.
Macron theksoi se në Francë janë rritur masat e kontrollit sa i përket sigurisë nëpër shkolla, duke pranuar se do të mobilizohen ushtarë shtesë.
Sipas tij ushtria do të mbrojë në qytetet më të mëdha të Francës, shkollat dhe objektet fetare. Deri më sot ishin 3 mijë ushtarë që bënin këtë punë, ndërsa së shpejti pritet të jenë 7 mijë.
“Franca është sulmuar për shkak të vlerave tona, e ne nuk do të heqim dorë nga këto vlera”, ka shtuar presidenti francez.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez