Presidenti francez Emmanuel Macron, është zotuar të vazhdojë bisedimet me Teheranin në javet e ardhshme, për të ulur tensionet në lidhje me programin bërthamor të Iranit.
Macron i bëri këto komente më 25 gusht në diskutimet gjatë Samitit të liderëve botëror në Francë, dy ditë pas takimit me ministrin e Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif në Paris.
Liderët e G7-ës “kanë pasur një diskutim dje me Iranin që ka mundësuar të arrihet një mes: asnjë anëtar i grupit nuk dëshiron që Irani të ketë bombë nukleare dhe të gjithë anëtarët janë njëzëri të interesuar për stabilitet dhe paqe në rajon”, tha ai.
Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë tensionuar që nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Uashingtoni ka rivendosur sanksionet ndaj Teheranit dhe ky i fundit është tërhequr nga disa obligime që dalin nga marrëveshja.
Disa incidente në Gjirin Persil kanë rritur tensioned edhe më shumë. Uashingtoni ka shtyrë aleatët të bëjnë presion maksimal ndaj Iranit për të negociuar programin bërthamor.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...