Google ADS

Macron: Europa po punon për hapjen e një misioni të përbashkët në Afganistan

22:57 | 4 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Disa vende europiane janë duke punuar për të filluar një mision të përbashkët diplomatik në Afganistan, që do të lejojë ambasadorët e tyre të kthehen në vend, ka deklaruar Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Vendet perëndimore po përpiqen të kuptojnë se si të krijojnë një marrëdhënie me talebanët, pasi morrën rrufishëm pushtetin pas tërheqjes së trupave amerikane, transmeton portal arbresh.info

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore mbyllën ambasadat e tyre dhe tërhoqën diplomatët e tyre, ndërsa talebanët pushtuan Kabulin, pas së cilës militantët shpallën një qeveri të përkohshme, anëtarët më të rëndësishëm të së cilës janë nën sanksionet e SHBA dhe OKB-së.

“Ne po mendojmë të organizojmë midis vendeve europiane, një vend të përbashkët për disa europianë, që do t’i lejonte ambasadorët tanë të jenë të pranishëm”, tha Macron para gazetarëve në Doha.

Franca njoftoi veçmas të premten se kishte evakuuar misionin në Afganistan me ndihmën e Katarit dhe kështu dëboi më shumë se 300 njerëz nga vendi, kryesisht afganë./arbresh.info/

Të ngjashme