Franca ka zhvendosur prioritetet e saj për rrëzimin e Presidentit sirian, Bashar al-Assad, duke e vendosur në rend të parë mposhtjen e terrorizmit dhe stabilitetin politik në vend.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp me Presidentin amerikan, Donald Trump, ka theksuar se ‘mposhtja e terrorizmit është prioritet për Francën’, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi rënë dakord që të vazhdojmë të punojmë për situatën në Siri dhe Irak, veçanti në ndërtimin e një udhërrëfyesi për periudhën e pasluftës, “tha Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas bisedimeve me Donald Trump në Paris.
“Kemi kërkuar nga diplomatët tanë që të vazhdojnë të punojnë në atë drejtim dhe gjatë javëve të ardhshme mund të merret një iniciativë konkrete nga pesë anëtarët e OKB-së”, shtoi ai.
I ashtuquajturi “grup kontakti” në Siri, sipas Macron, duhet të përfshijë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupeve rebele.
“Në të vërtetë, tani kemi në qasje të re në Siri,sepse duam rezultate dhe duam që të punojmë së bashku me partnerët tanë, përfshirë edhe SHBA-të. Qëllim kryesor kemi mposhtjen e terrorizmit, pavarësisht se kush janë dhe duam të japim një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme politike”, tha Macron./Arbresh.info
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...