“Presidenti francez, Emmanuel Macron duhet të kujdeset më shumë për vendin e tij sesa për integrimet e reja në Bashkimin Europian, të cilat mund të shkaktojnë shumë ‘Brexits’”, ka thënë miliarderi çek i cili ka vendosur të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit.
Disa orë përpara se Macron të paraqiste propozime për të riformuar bllokun prej 28 anëtarësh, kreu i partisë çeke ANO, Andrej Babis, tha se fokusi i Macronit dhe liderëve tjerë duhet të jetë zgjidhja e krizës së emigracionit, transmeton portali arbresh.info
“Macron po flet shumë për Europën”, tha Babis, i cili sipas sondazheve është në pozitë të mirë për t’u bërë kryeministër.
Në një intervistë për Bloomberg, miliarderi 63 vjeçar, euroskeptik, tha se “Macron duhet të flasë më shumë për Francën dhe të zgjidhë problemet e Francës”.
Si një ish-ministër i financave, ai e ka bërë të qartë se vendi i tij nuk do të miratojë euron, ndërsa në lidhje me terrorizmin në Europë ai ka fajësuar politikat e Merkelit me dyert të hapura.
Ai gjithashtu ka shtuar se propozimet e Macron dhe Jean-Claude Juncker për të miratuar një buxhet të përbashkët për eurozonën, do të sjellnin telashe për votuesit përgjatë bllokut.
“Ai duhet të përqendrohet vetëm në Francë”, tha Babis, pasuria e të cilit kalon mbi 3 miliardë dollarë.
“Të gjitha këto propozime që ne të kemi një ministër të eurozonës dhe bisedimet për integrime të mëtejshme janë problem i madh. Macron dhe Juncker duhet të mendojnë se pse ndodhi Brexit”, shtoi ai.
Macron në një fjalim në Paris paraqiti vizionin e tij për të ardhmen e BE-së, duke e vendosur eurozonën në thelbin e projektit europian dhe duke bërë thirrje për një ‘vlerë monetare’, në mënyrë që të kundërshtohet Kina dhe SHBA-të.
Në lidhje me emigracionin, inteligjencën dhe azilin, Babis ka thënë se do të mbështesë bashkëpunimin me anëtarët tjerë të bllokut për të mbrojtur kufijtë e vendit./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...