Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai ishte në favor të një zgjerimi shumë më të shpejtë të Bashkimit Evropian në margjinat e një fjalimi në samitin joformal të BE-së në Grenada. Kreu i shtetit francez sqaroi se diskutimet mes 27 vendeve kanë nisur dhe se ende nuk është marrë një vendim në këtë fazë.
“Ne jemi të bindur se duhet të ecim shumë më shpejt” për këtë temë, deklaroi presidenti francez për shtypin, pas samitit joformal të BE-së në Grenada. Por “për momentin është shumë herët, asnjë vendim nuk është marrë”, shtoi ai.
Komisioni Evropian do të paraqesë këtë vjeshtë rekomandimet e tij për hapjen e negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat morën statusin e kandidatit në qershor 2022. I njëjti status vlen për pesë vende në Ballkanin Perëndimor.
Macron tha se liderët ranë dakord se “ne po përballemi me një transformim të vërtetë të vizionit tonë gjeopolitik për Evropën tonë “.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në fund të gushtit se BE-ja duhet të jetë gati të mirëpresë anëtarët e rinj “deri në vitin 2030”./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...