Google ADS

Macron dhe Starmer do të udhëtojnë në Uashington javën e ardhshme

08:20 | 20 Shkurt 2025
Q L

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të vizitojnë Uashingtonin javën e ardhshme, mes takimeve të tjera që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike ëalz.

Kur u pyet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, ëaltz tha në një intervistë për rrjetin Fox News: “Ne po flasim me të gjitha palët dhe pastaj hapi tjetër është krijimi i grupeve teknike për të filluar diskutimin e më shumë detajeve”.

Një ditë më parë presidenti amerikan ashpërsoi retorikën ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke e quajtur atë diktator që nuk pranon të zhvillojë zgjedhje. Ai tha se Zelensky bindi SHBA që të shpenzojë 350 miliardë dollarë për një luftë që nuk mund ta fitonte./abcnews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm