Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz diskutuan mbi Kinën në një darkë joformale në Paris për të “harmonizuar pikëpamjet e tyre” përpara vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Francë, konfirmoi këtë të premte për Agence France-Presse një burim nga rrethi i presidentit francez.
Presidenti kinez do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Francë më 6 dhe 7 maj me ftesë të presidentit francez Macron, në kuadër të vizitës së tij në Evropë, gjatë së cilës do të vizitojë edhe Serbinë dhe Hungarinë.
Sipas një burimi francez, Pallati Elysée i ofroi Scholz-it të bashkohej në një takim trepalësh të planifikuar për të hënën midis Macron, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Xi Jinping, por ai nuk mund të pranonte për shkak të një vizite të planifikuar më parë në Letoni dhe Lituani.
Ideja e Macron ishte të përsëriste formatin e vitit 2019, kur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Jean-Claude Juncker, paraardhësi i Von der Leyen si president i Komisionit Evropian, ishin të pranishëm në takimin me të dhe Xi Jinping në Paris.
Zëdhënësi i kancelares gjermane konfirmoi se vizita e Scholz ishte konfirmuar shumë më herët dhe vlerësoi se për rrjedhojë as që ishte caktuar prania e tij në takimin me Xi.
Darka e dy zyrtarëve mbrëmë në prani të bashkëshorteve të tyre në restorantin Rotonde në Paris shërbeu si kornizë për përafrimin e qëndrimeve për çështjen kineze.
Pallati Elysee e prezantoi darkën si private, por në rrjetet sociale u publikuan disa foto zyrtare të dy çifteve dhe njëra u shpërnda njëkohësisht nga vetë drejtuesit.
“Kjo bisedë do t’i mundësojë presidentit të republikës t’i qaset bisedimeve me Xi Jinping nga një këndvështrim evropian”, tha një anëtar i rrethit të Macron.
Zëdhënësi i kancelares tha se negociatat mes Gjermanisë dhe Francës në prag të një takimi të tillë janë gjithmonë shumë të afërta dhe se të dyja palët do të vazhdojnë bashkëpunimin franko-gjerman, veçanërisht për çështjen e sigurisë.
Macron dhe Scholz folën përmes video-lidhjes përpara vizitës së kancelarit në Kinë në mes të prillit dhe pas kthimit të tij në samitin evropian në Bruksel./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...