Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot do të takohen në jug të Francës, një ditë para samitit kryesor të Bashkimit Evropian (BE) që mund të aprovojë një marrëveshje divorci me Britaninë e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dy liderët së pari do të vizitojnë selinë e korporatës Airbus, si një simbol i bashkëpunimit industrial evropian, përpara se të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe një takim të kabinetit francezo-gjerman në qytetin Toulouse.
Macron dhe Merkel do të diskutojnë për Brexit-in derisa zyrtarët e BE-së dhe britanikët përpiqen të arrijnë marrëveshje përpara samitit të së enjtes në Bruksel, i fundit para daljes së planifikuar të Britanisë nga BE-ja më 31 tetor.
Zyra e presidentit Macron njoftoi se delegacionet franceze dhe gjermane, përfshirë ministrat kryesorë nga të dy qeveritë, do të diskutojnë gjithashtu tensionet e tregtisë globale, luftën kundër ndryshimit të klimës, projektet evropiane të mbrojtjes dhe si të mbrojnë rregullat e të drejtave të autorit të BE-së.
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...