Google ADS

Macron dhe Merkel kërkojnë zgjidhje paqësore ndaj krizës së Ukrainës

20:42 | 23 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë bërë thirrje për zgjidhje paqësore ndaj krizës së Ukrainës.

Të dy liderët kanë bërë thirrje “që të zbatohen përgjegjësitë për marrëveshjet për të reduktuar konfliktet në rajon”, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info

“Nuk ka alternativë tjetër, përpos të një zgjidhje paqësore”, thanë ata përmes një deklatare, duke kërkuar nxitim “për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut”.

Liderët kanë kërkuar gjithashtu “zbatimin e hapave të menjëhershëm dhe të verifikueshëm për stabilizimin e armëpushimit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme