Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi të hënën dështimin e radhës të një samiti të BE-së për postet kyçe të unionit, pas zgjedhjeve në Parlamentin Europian, duke theksuar se një veprim i tillë pasqyron një imazh joserioz për Europën, kështu që ajo nuk mund të jetë e besueshme as ndërkombëtarisht.
Pas një nate me negociata të pasuksesshme, presidenti francez ka njoftuar i irrituar për “takime shumë të gjata që nuk çojnë asgjëkundi” dhe “orë të kaluara me pallavra”, por duke shpresuar në një marrëveshje të shpejtë nesër shkruan ATSH
Sërish ”tym i zi” për zgjedhjen e posteve drejtuese të Bashkimit Europian.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndërpreu takimin e sotëm dhe caktoi një tjetër mbledhje për nesër në orën 11:00.
Punimet e samitit filluan sot me një mëngjes pune, edhe këtë herë me vonesë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte në një takim me liderë të tjerë të PPE-së për emrin e presidentit të Këshillit Europian, që presidenti aktual, Donald Tusk do t’i bëjë publikë në seancën plenare.
”Gjetja e një zgjidhjeje nuk është e lehtë”, thonë burime europiane, që shtojnë se emri i holandezit Frans Timmermans është ndërmjet më të dëshiruarve.
Nuk përjashtohet që gjatë paradites së sotme të gjendet emri i presidentit të ardhshëm të Këshillit Europian.
”Përndryshe, konsultimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës”, shtojnë ato.
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...