Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dënuar dhe i ka quajtur si “të pafalshme” goditjet vdekjeprurëse ndaj protestuesve algjerianë të vitit 1961, të cilat u fshehën për dekada nga autoritetet franceze.
Macron u tha të afërmve dhe aktivistëve në 60 vjetorin e protestës se “krimet” u kryen natën e 17 tetorit 1961, nën komandën e shefit famëkeq të policisë së Parisit, Maurice Papon..
Ai pranoi se disa dhjetra protestues u vranë, “trupat e tyre u hodhën në lumin Seine” derisa bëri homazhe në kujtim të viktimave.
Numri i saktë i viktimave nuk është publikuar kurrë i saktë derisa aktivistë kanë frikë se qindra njerëz mund të ishin vrarë, shkruan Al Jazeera.
Policia sulmoi demonstratën të 25,000 algjerianëve që protestonin kundër një shtetrrethimi të vendosur ndaj algjerianëve.
Marshi u shtyp “brutalisht, dhunshëm dhe me gjak”, tha zyra e Macron në një deklaratë.
“Macron njohu faktet: se krimet e kryera atë natë nën Maurice Papon janë të pafalshme për Republikën. Kjo tragjedi u fsheh gjatë, u mohua ose u fsheh”, tha zyra./arbresh.info/
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media