Macron del nga izolimi pas largimit të simptomave të COVID-19

13:20 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 më 17 dhjetor nuk ka shfaqur më simptoma dhe izolimi i tij shtatëditor mund të ndërpritet, theksoi sot në një komunikatë Elyse.

Presidenti francez, Macron, i testuar pozitiv të enjten e kaluar, u izolua në rezidencën e tij të Lanternes, pranë Versajës.

Pas diagnostikimit të mundësuar nga testet RTPCR, realizuar që prej shfaqjes së simptomave të para, presidenti Macron u izolua, por punoi në distancë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme