Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar nga Londra që të ofrojë më shumë qartësi në lidhje me pozicionin e saj negociues mbi Brexit.
Macron tha se çështjet që lidhen me të drejtat e qytetarëve të BE-së, fatura e daljes nga BE-ja dhe çështjen e kufirit irlandez duhet të zgjidhen përpara se të mbahen bisedimet për tregtinë, transmeton portali arbresh.info
Të premten, Theresa May ka kërkuar përiudhë dy dyvjeçare të tranzicionit pas Brexit-it.
Macron ka mirëpritur fjalimin e May, por shtoi se pozita e Britanisë lë ende për të dëshiruar.
“Përpara se të ecim tutje, dëshirojmë të sqarojmë çështjen e qytetarëve të BE-së, faturën e daljes nga BE-ja dhe çështjen e Irlandës”, tha ai.
“Nëse këto tri pika nuk sqarohen, atëherë nuk mund të vazhdojmë tutje me pjesën tjetër”, shtoi Macron.
Sipas Theresa May, në periudhën tranzitore tregëtia duhet të vazhdojë me kushtet aktuale.
Emigrantët e BE-së do të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në Britani të Madhe, por ata duhet të regjistrohen nga autoritetet, sipas propozimeve të saj.
May ka theksuar se Britania e Madhe do të paguajë faturën e divorcit me BE-në, por nuk ka theksuar shumën dhe detajet e faturës./arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...