Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nisur takimin në Moskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, takim që ka për qëllim të ulë tensionet pas grumbullimit të trupave ruse në afërsi të Ukrainës.
Macron përmes një postimi në Twitter i tha Putinit se ai shpreson që bisedimet do të çojnë në uljen e tensioneve.
“Këto diskutime mund të shënojnë fillimin e një drejtimi në të cilin ne duhet të shkojmë, që është drejt shtensionimit”, tha Macron më 7 janar, para nisjes së takimit me Putinin. Ai shtoi se shpreson që të “shmanget lufta” dhe “të ndërtohen elemente të besimit, stabilitetit dhe dukshmërisë për të gjithë”.
Putini përshëndeti rolin e Francës në formësimin e sigurisë evropiane dhe theksoi se bisedimet po zhvillohen në 30-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për miqësi.
Commençons à bâtir une réponse utile pour la Russie, utile pour toute notre Europe, une réponse qui permette d’éviter la guerre, de construire les éléments de confiance, de stabilité, de visibilité. Ensemble. pic.twitter.com/gutNEE5Frb
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) February 7, 2022
“E kuptoj se ne ndajmë shqetësime lidhur me atë se çfarë po ndodh në Evropë, në sferën e sigurisë”, i tha Putin Macronit, duke shtuar se ai i vlerëson përpjekjet e presidentit francez për të ndihmuar që të ketë “një siguri të barabartë në Evropë” dhe për përpjekjet e tij që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës ukrainase./Rel/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...