Macron bisedë telefonike me Princin e Arabisë Saudite

19:13 | 8 Gusht 2017
Arbresh.info

Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane morri një telefonatë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që një krizë e rëndë kundërvë Riadin me Katarin, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve saudite SPA.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, në këtë bisedë u diskutua edhe mbi mënyrat për të bllokuar terrorizmin dhe ekstremizmin, theksoi agjencia SPA, dukeshtuar se ka pasur një marrëveshje mbi nevojën për të rritur përpjekjet për të bllokuar burimet e terrorizmit.

Më 5 qershor, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin duke e akuzuar se ka lidhje me organizatat ekstremiste dhe se nuk mban distancat me Iranin.

Këto vende kanë vendosur gjithashtu edhe embargo kundër Dohas, ndërkohë që Katari i ka mohuar të gjitha akuzat për mbështetje të “terrorizmit”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme