Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje për të shmangur një shpërthim mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Ai përsëriti shqetësimin e tij për përshkallëzimin e tensioneve midis Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë Linjës Blu dhe nënvizoi nevojën absolute për të parandaluar një shpërthim, i cili mund të dëmtojë interesat libaneze dhe izraelite dhe të përbëjë një zhvillim veçanërisht të rrezikshëm për stabilitetin rajonal.”, thuhet në një deklaratë të Élysée.
Macron nënvizoi “imperativin që të gjitha palët të lëvizin shpejt drejt një zgjidhjeje diplomatike dhe kujtoi nevojën për të ushtruar përmbajtjen më të madhe të mundshme”.
“Të dy udhëheqësit diskutuan përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për këtë qëllim,” shtoi presidenca franceze, ndërsa i dërguari i presidentit amerikan Joe Biden, Amos Hochstein, pritet në Paris të mërkurën.
Hochstein do të takohet atje me të dërguarin special të Francës në Liban, Jean-Yves Le Drian dhe këshilltarin e presidentit Macron për Lindjen e Mesme. Pallati Elysee është aktiv prej muajsh së bashku me Ministrinë e Jashtme për të shmangur përshkallëzimin mes Libanit dhe Izraelit./abcnews.al
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...