Google ADS

Macron akuzon Turqinë se po luan ‘një lojë të rrezikshme’ në Libi

13:12 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Franca nuk do të tolerojë ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Libi, ka thënë presidenti Emmanuel Macron duke e akuzuar Ankaranë se po luan lojë të rrezikshme.

Turqia ka ndërhyrë me vendosmëri javët e fundit në Libi, duke siguruar mbështetje ajrore, armë dhe luftëtarë aleatë nga Siria për të ndihmuar qeverinë me qendër në Tripoli të zmbrapsë një sulm një vjeçar nga lideri ushtarak lindor Khalifa Haftar, transmeton portali arbresh.info.

“Tashmë kam pasur rastin t’i them shumë qartë Presidentit (Tayyip) Erdogan, Unë konsideroj që Turqia po luan një lojë të rrezikshme sot në Libi dhe po shkon kundër të gjitha angazhimeve të saj të bëra në konferencën e Berlinit”, Macron tha së bashku me homologun e tij tunizian Kais Saied, duke iu referuar një takimi paqeje në fillim të këtij viti.

“Ne nuk do të tolerojmë rolin që Turqia po luan në Libi,” tha ai.

Ndihma e Turqisë duket se ka siguruar kryeqytetin e Libisë dhe perëndimin e vendit për qeverinë e Tripolit kundër Ushtrisë Kombëtare Libiane të Haftarit (LNA), e cila mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Rusia.

Parisi është akuzuar se ka mbështetur Haftar politikisht, pasi i kishte dhënë më parë ndihmë ushtarake për të luftuar militantët islamikë. Franca mohon mbështetjen e Haftarit, por nuk ka pranuar të qortojë aleatët e tij, ndërsa kritikon vazhdimisht Turqinë.

Macron, i cili foli më parë të hënën me telefon me Presidentin e SHBA Donald Trump për krizën në Libi, dënoi shkurtimisht rolin e mercenarëve rusë në Libi, por u përqëndrua kryesisht në rolin e Ankarasë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme