Luksemburgu kërkon të jetë shtëpi e re e rregullatorit bankar të BE-së

16:23 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Luksemburgu njoftoi të enjten se ka të drejtë ligjore që të jetë nikoqir i organit rregullator evropian për banka (EBA) pas Brexit, selia e së cilës aktualisht ndodhet në Londër.

Duke iu referuar marrëveshjes së BE-së, e cila daton nga 1965, kryeministri i Luksemburgut Gzavie Betel një qëndrim të tillë e shprehu në letrën dërguar kryetarit të Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker, thanë zyrtarë të Qeverisë së Luksemburgut për agjencinë France press.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme