Që prej vitit 2020, Luksemburgu është vendi i parë në botë që ofron transportin publik falas për të gjithë, gjë që përfshin udhëtimin me tren, tramvaj dhe autobusët.
Konkretisht nga 1 marsi 2020, të gjithë përdoruesit e transportit publik në Luksemburg nuk kane me nevojë për biletë për të hipur në autobus, tren ose tramvaj. Kjo masë vlen për banorët si dhe turistët dhe punëtoret ndërkufitarë nga Franca, Belgjika apo Gjermania që punojnë në Luksemburg.
Transporti publik falas do të thotë më pak shpenzime për njerëzit me të ardhura të ulëta.
Humbja e të ardhurave të krijuara nga shitja e biletave (afërsisht 41 milionë euro) do të kompensohet nga taksat.
“Futja e transportit publik falas është një masë e rëndësishme sociale,” tha François Bausch, zëvendëskryeministër i Luksemburgut dhe ministër i Punëve Publike, në prezantimin e vitit 2020. Kjo është qershia mbi tortë si pjesë e strategjisë sonë të përgjithshme për një revolucion multimodal,” shtoi ai, duke iu referuar aspekteve sociale dhe mjedisore të këtij projekti të mbështetur nga qeveria./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...