Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që siguron transportin publik falas. Ky vend i vogël i Bashkimit Evropian ka për qellim rritjen e përdorimit të transportit publik për të mënjanuar trafikun rrugëve me makina private.
Ministri i Transportit të Luksemburgut, Francois Bausch përshëndeti këtë ditë të madhe për Dukën e Madh, duke u bërë vendi i parë në gjithë rruzullin tokësor me bileta falas për transportin publik shkruan arbresh.info
Vend i vogël por mjaft i pasur, ka prezantuar transportin publik falas si një motivim për banorët dhe 214,000 banorët tjerë nga periferia që udhëtojnë çdo ditë – për të ndryshuar sjelljen e tyre në rajonin kodrinor të lidhur midis Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës.
Udhëtimet me autobus, tren dhe tramvaj kanë qenë edhe me herët falas të shtunave.
Shitjet ekzistuese të biletave 2 € kishin arritur në 41 milion € (45 milion dollarë) ose vetëm 8% e buxhetit vjetor të transportit në Luksemburg prej 500 milion €.
Pagesa për transportin publik tani do të përfshihet ne taksa qe qytetaret paguajnë./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve