I gjendur mes protestave masive në Bjellorusi që kërkojnë dorëheqjen e tij, Alyaksander Lukashenku nuk tregon shenja zmbrapsjeje. Ai është zotuar sërish se nuk do t’ia dorëzojë pushtetin askujt.
Duke folur para gazetarëve bjellorusë, kazakë, rusë dhe ukrainas, të premten, Lukashenka kritikoi ashpër kundërshtarët e tij politikë dhe ata që po protestojnë kundër rizgjedhjes së tij si president.
Ai tha se vendi i tij duhet të integrohet në organizatat e drejtuara nga Moska për të shmangur atë që ai e quajti “Revolucion me ngjyra”, një term që përdoret shpesh për të përshkruar përmbysjet politike pro-perëndimore.
“Nuk ka transferim të pushtetit! Nuk ka pasardhës. Kushdo që zgjidhet nga populli duhet të mbetet [në pushtet]. Unë u betova, unë premtova se gjithçka do të shkonte ashtu siç zgjedh populli bjellorus” i tha Lukashenka gazetarëve.
Sipas tij, ata që po protestojnë që nga zgjedhjet e 9 gushtit, po përgatiten për një “Revolucion me ngjyra”, duke i akuzuar ata se kanë qëllim vendosjen e ndikimit të qeverive perëndimore dhe krijimin e problemeve me Rusinë.
“Rusia e kupton shumë mirë që Zoti e ndalon humbjen e Bjellorusisë”, tha Lukashenka.
Deklaratat e Lukashenkës vijnë në kohën kur Bashkimi Evropian dënoi sërish dhunën kundër protestuesve bjellorusë dhe paralajmërimit për sanksione të reja ndaj Minskut pas vdekjes së një 31-vjeçari bjellorus që besohet të jetë vrarë nga forcat e maskuara të sigurisë.
Lukashenka, i cili udhëheqë Bjellorusinë që 26 vjet, po përballet me protesta të përditshme me kërkesën për dorëheqjen e tij, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale për të cilat opozita dhe qeveritë perëndimore thonë se ishin të manipuluara./ Rel
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...