Presidenti veteran, Alexander Lukashenko nisi një “Asamble Popullore” Bjelloruse të enjten, duke ftuar 2,700 persona për të diskutuar reformat politike në atë që kundërshtarët e hodhën poshtë si një ushtrim të rremë për ta ndihmuar atë të qëndrojë në pushtet.
Lukashenku, ka sunduar Bjellorusinë që nga viti 1994 por u përball me një valë të paparë të protestave në rrugë që nga zgjedhjet presidenciale gushtin e kaluar të cilat opozita thotë se ishin manipuluar në mënyrë të qartë, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.
Arrestime masive dhe një goditje e ashpër protestuesve nxitën një raund të ri sanksionesh por Lukashenko u mbajt falë mbështetjes diplomatike dhe financiare nga aleati i zakonshëm, Rusia, e cila e sheh Bjellorusinë si një shtet zbutës kundër NATO-s.
Lukashenko thotë se asambleja mund të diskutoj projekt reformat kushtetuese dhe politikanët pranë autoriteteve lënë të kuptohet mundësia e një amnistie për të burgosurit politik.
Ngjarja dy-ditore pritet të nxisë protesta të reja.
“Lukashenko po mbledh besnikë në të ashtuquajturën Asambleja Popullore Gjithë Bjellorusiste për të legjitimuar uzurpatorët në sytë e njerëzve,” tha Franak Viacorka, një këshilltar i figurës opozite Sviatlana Tsikhanouskaya.
“Lukashenko e kupton se ka humbur mbështetjen e njerëzve, dhe ende po mbahet në pushtet me të gjitha mjetet e mundshme.”
Shumica e delegatëve pjesëmarrës në asamble janë deputetë dhe zyrtarë lokal pro-qeveritarë të cilët u zgjodhën në seanca të veçanta të mbyllura.
Një gazetar nga portali lokal i internetit TUT.BY, i cili provoj të marr pjesë në një nga këto takime, u arrestua dhe kaloi tre ditë në paraburgim në një qendër ndalimi.
“Fakti që njerëzit janë futur në shtëpitë e tyre me shkopinj, ku ata vazhdojnë të protestojnë, nuk do të thotë fundi i krizës politike,” tha analisti politik Artyom Shraibman.
“Pakënaqësia me autoritetet nuk është zhdukur.”/arbresh.info/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...