Presidenti i Bjellorusise, Alexander Lukashenko, ka paralajmëruar se propozimi i Polonisë për të vendosur paqeruajtës perëndimorë në Ukrainë mund të provokojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.
Lukashenko, i cili lejoi Rusinë të përdorë territorin e vendit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë, tha se nëse propozimi i Polonisë pranohet, kjo do të thotë Luftë e Tretë Botërore, transmeton portal arbresh.info
“Situata është shumë serioze dhe shumë e tensionuar”, tha ai, shkruan AP.
Javën e kaluar kreu i partisë polake në pushtet tha se një mision paqeruajtës ndërkombëtar duke të dërgohet në Ukrainë.
Disa vende perëndimore kanë thënë se nuk do të vendosin trupat e tyre në Ukrainë.
Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, Vladimir Putin paralajmëroi se çdo ndërhyrje e huaj në aksionin ushtarak të Moskës do të provokonte një përgjigje të menjëhershme ruse me pasoja që nuk janë parë deri më tani.
I pyetur për propozimin e Polonisë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Do të ishte një vendim shumë i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm”. Peskov tha se çdo kontakt i mundshëm midis forcave ruse dhe NATO-s “mund të ketë pasoja të qarta që do të ishin të vështira për t’u rregulluar”./arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...