Lukashenko sugjeron bashkëpunim trepalësh me Moskën dhe Phenianin

21:19 | 15 Shtator 2023
KRG

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një takim të premten me aleatin e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko i cili propozoi që Minsku t’u bashkohet përpjekjeve të Moskës për të rigjallëruar aleancën me Phenianin.

Propozimi i tij vjen pas takimit të nivelit të lartë të presidentit Putin me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Presidenti i Bjellorusisë u takua me homologun e tij rus në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit dhe presidenti Putin tha se do ta informonte zotin Lukashenko lidhur me bisedimet me udhëheqësin koreano-verior, që siç tha ai kishin të bënin me situatën në rajon dhe atë në Ukrainë.

Zoti Lukashenko u përgjigj duke propozuar një bashkëpunim trepalësh./VOA

Të ngjashme