Presidenti bjellorus, Aleksandre Lukashenko paralajmëroi sot autoritetet ruse kundër një unioni të detyruar mes vendit të tij dhe Rusisë, që diskutojnë prej vitesh për një shkrirje hipotetike në një shtet të vetëm.
Lukashenko, i cili drejton me dorë të hekurt Bjellorusinë që prej vitit 1994, është bërë mjeshtër në artin e lëkundjes mes Perëndimit dhe Moskës në mënyrë që të marrë lëshime nga të dy palët.
Ai ka shtuar deklaratat që denoncojnë presionet ruse, ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin duket se dëshiron një integrim të mëtejshëm mes dy aleatëve.
“Për momentin, ne nuk mund ta zgjidhim çështjen e bashkimit, ashtu siç propozon Rusia”, theksoi Lukashenko në një intervistë për radio ruse ”Ekho Moskvy”.
“Ne duhet të pajtohemi me qetësi për gjërat thelbësore dhe t’ia tregojmë atë popullit rus dhe veçanërisht popullit bjellorus, të cilët janë aq të shqetësuar për sovranitetin dhe pavarësinë e tyre”, theksoi Lukashenko, duke i bërë thirrje të mos frikësohet askush dhe të mos krijojë një hapësirë për të gjitha llojet e provokimeve apo përleshjeve në rrugë.
Disa manifestime kanë ndodhur javët e fundit në Minsk kundër projektit të integrimit me Rusinë, ndërsa Lukashenko diskutoi çështjen me Vladimir Putin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...