Vendet e tjera nuk kanë nevojë të shqetësohen duke u përpjekur të dërgojnë ndërmjetësues për të ndihmuar në zgjidhjen e trazirave, që kanë shpërthyer në Bjellorusi, që nga zgjedhjet e diskutueshme fundjavën e kaluar, tha sot presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.
“Ne kemi një qeveri që është krijuar në përputhje me kushtetutën. Nuk kemi nevojë për qeveri të huaja, as ndërmjetësues,” tha ai gjatë një takimi me anëtarët e ushtrisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.
Duke vënë në dukje se protestuesit po përgatiten për një ditë tjetër protestash, Lukashenko theksoi se kjo gjë nuk do të ndryshonte gjë dhe se ushtria ka kapacitete të mjaftueshme për të mbrojtur veten, familjet e saj dhe për të garantuar sigurinë e shtetit./atsh/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve