Google ADS

Luftrat e SHBA-ve që nga viti 2001 i kushtuan vendit me triliona dollarë

22:04 | 9 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë se 5.6 trilionë dollarë për konfliktet e huaja që nga viti 2001.

Një studim i fundit ka pohuar se vlera është tri herë më e madhe sesa e ka konfirmuar Pentagoni, transmeton portali arbresh.info

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka raportuar në fillim të këtij vitit se kishte shpenzuar rreth 1.5 trilionë dollarë për luftrat e nisura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Por studimi i kryer nga Instituti Watson të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Broën ka gjetur se kosto e luftrave ka shkuar rreth 5.6 trilionë dollarë.

Studimi nuk shqyrton vetëm paratë e shpenzuara nga ushtria amerikane, por edhe nga Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Shtetit, për burimet e dedikuara për të ashtuquajturën “luftë kundër terrorizmit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme