Google ADS

Luftoni valën e dytë pa vaksinë, thotë OBSH

23:44 | 18 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Vaksina kundër koronavirusi nuk do të arrijë në kohën e duhur për të luftuar valën e dytë të pandemisë dhe shumë vende do të vazhdojnë të luftojnë pa vaksinën, paralajmëroi OBSH.

Përfaqësuesi i OBSH-së Michael Ryan tha se duhet të kalojnë të paktën katër deri në gjashtë muaj përpara se vaksina të bëhet e mjaftueshme për të gjithë, transmeton portal arbresh.info

Ai paralajmëroi që vaksinat nuk duhet të shihen si një “gjë magjike”, shkruan Reuters.

“Ne nuk kemi arritur akoma vaksinat,” tha Ryan, pavarësisht njoftimeve të fundit për vaksina premtuese që thuhet të jenë 90 përqind ose më efektive.

Vala e dytë e koronavirusit ka bllokuar tashmë Europën, pasi shumë vende janë duke parë rritje të numrave gjatë dita ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme