Të paktën 32 civilë janë vrarë në perëndim të Mianmar që nga fundi i muajit të shkuar, thonë nga OKB-ja.
Kjo për shkak të luftimeve të armatosura mes ushtrisë dhe grupit etnik, transmeton portali arbresh.info.
KB e përshkroi situatën si “të keqe” dhe tha se gati çdo ditë luftimet po zhvilloheshin në zonat e provincave Rakhine dhe Chin.
Është e paqartë nëse civilët u shënjestruan ose u gjendën në mes të shkëmbimit të zjarrit.
Militantët e Ushtrisë Arakan (Arsa) thonë se ata po mbrojnë grupin etnik kryesisht mysliman Rohingya.
Vitet e fundit, qindra mijëra Rohingya kanë ikur nga persekutimi nga forcat qeveritare, duke kërkuar strehim në Bangladesh fqinj. Ushtria e Mianmar mohon të synojë civilët.
Vende përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve mes pandemisë globale të koronavirusit. Më shumë se 80 raste janë raportuar në Mianmar, së bashku me katër vdekje.
Arsa shpalli një armëpushim një muajsh, por kjo u refuzua nga qeveria./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...