Kompania ajrore e fluturimeve në Gjermani, Lufthansa, është detyruar të anulojë një sërë fluturimesh jashtë shtetit gjatë festave të Krishlindjes për shkak të pilotëve të sëmurë.
Linjat për në Boston, Hjuston dhe Uashington midis të enjtes dhe 26 dhjetorit u prekën veçanërisht, tha zëdhënësi i kompanisë, duke shpjeguar se këto fluturime mund të ri-rezervohen lehtësisht, transmeton portal arbresh.info
Lufthansa ka planifikuar të punësojë staf shtesë, por kjo nuk mjafton duke pasur parasysh shkallën e lartë të sëmundjeve, shtoi ai.
Një zëdhënës nuk pranoi të thoshte nëse pilotët ishin të infektuar me koronavirus, duke thënë se ai nuk e dinte se cila sëmundje ka prekur pilotët.
Kujtojmë se Gjermania ka regjistruar një numër të lartë të të infektuarve me koronavirus, që pas shfaqjes së variantit të fundit Omicron./dpa/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...