Luftëtarët kurdë sirianë ‘po tërhiqen’ nga kufiri i Turqisë

23:41 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Autoritetet e udhëhequra nga kurdët në veri-lindje të Sirisë thonë se milicia kurde e mbështetur nga SHBA ka filluar të tërhiqet nga territori përgjatë kufirit me Turqinë.

“Hapat e parë praktikë” erdhën gjatë fundjavës, kur Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) nxorën disa luftëtarë dhe armë nga dy zona, transmeton portali arbresh.info.

Masa është pjesë e një marrëveshje me Turqinë dhe SHBA, e cila ka forca atje.

Turqia ka kërcënuar të fillojë një sulm nëse YPG nuk tërhiqet nga kufiri dhe nuk është vendosur një “zonë e sigurt”.

Ajo e konsideron YPG një grup terrorist, duke thënë se është një zgjatje e Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka luftuar për autonominë kurde në Turqi për tre dekada.

YPG luajti një rol kryesor në aleancën e Forcave Demokratike Siriane (SDF) që ishte partneri kryesor i ushtrisë amerikane në terren në Siri në betejën kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme