Luftëtarët e ISIS-it u veshën si gra për të ikur nga Mosuli

21:07 | 22 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një militant i Shtetit Islamik që u përpoq të largohej nga Mosuli i veshur si grua, u kap pasi harroi të rruante mjekrrën dhe mustaqet.

Ai u përpoqë që të shpëtonte nga ish-bastioni militant, pasi qyteti u rimorr në kontroll nga forcat irakiane, por nuk e planifikoi mirë ikjen, transmeton portali arbresh.info

I veshur me rroba grash dhe me grim në fytyrë, ai harroi të rruante mjekrrën dhe mustaqet, gjë që u bën shkaku kryesor i zbulimit të tij.

4293218300000578-4720274-image-a-19_1500713295803

Në fotot e publikuara nga ushtria irakiane pas kapjes së tij, ai shihet i maskuar si grua, duke u përjekur dëshpërimisht të shpëtonte jetën e tij.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni disa militant që janë përpjekur të largohen nga Mosuli në të njejtën formë dhe që janë kapur nga ushtria irakiane.

4293217f00000578-4720274-image-a-20_1500713297835

Gati një e treta e qytetit të vjetë në Mosul është shkatërruar gjatë sulmeve të fundit.

Në të gjithë qytetin, rreth 10,000 ndërtesa u dëmtuan gjatë luftës, pjesa më e madhe në Mosulin perëndimor.

Për gati nën muaj përleshje offensive forcat irakiane me mbështetjen e sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-të kanë arritur të çlirojnë Mosulin nga Shteti Islamik. Zyrtarisht Mosuli është çliruar me 10 korrik./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme