Në vitin 2024, disa luftëra dhe konflikte janë regjistruar ose kanë shpërthyer në vende të ndryshme të botës. Disa nga ato që kanë filluar ose kanë eskaluar.
Lufta në Ukrainë (2022 – vazhdon): Edhe pse ka filluar në shkurt të vitit 2022 me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, konflikti ka vazhduar të eskalojë dhe të ketë zhvillime të rëndësishme në vitin 2024. Lufta ka pasur ndikim të madh global, përfshirë sanksione ekonomike dhe tensione ndërkombëtare.
Konflikti në Gaza (2024): Më 7 tetor 2024, grupi militant palestinez Hamas nisi një sulm të madh ndaj Izraelit, duke shkaktuar një përshkallëzim të dhunës dhe një luftë të re në Rripin e Gazës. Ky konflikt ka shkaktuar një tragjedi të madhe humanitare dhe ka përfshirë përpjekje ndërkombëtare për të ndërhyrë dhe zgjidhur krizën.
Përveç këtyre, ka pasur tensione dhe konflikte të tjera të përhershme në rajone të ndryshme të botës, si në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, por ato nuk kanë shpërthyer si luftëra të plota në vitin 2024. Konfliktet etnike, fetare dhe të interesave strategjike vazhdojnë të mbeten një sfidë për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Andaj, viti që lamë pas do të mbahet mend si viti që solli frikë dhe ankth në gjithë botën.
Më poshtë Arbresh.info u sjell disa prej ngjarjeve që patën ndikim në gjithë globin tokësor
Sulmi terrorist në Moskë
Më 22 mars të vitit që lamë pas, kishte ndodhur një sulm terrorist në Moskë.
115 ishte numri i personave të vrarë pas sulmit në sallën e koncerteve.
Presidenti rus Vladimir Putin kishte dhënë një deklaratë për sulmin terrorist.
“Një sulm terrorist i përgjakshëm dhe barbar”, kështu e ka cilësuar Putin këtë masakër. Gjithashtu ai ka nënvizuar se autorët e përfshirë në këtë ngjarje janë përpjekur të arratiseshin drejt Ukrainës”, kishte thënë presidenti rus.
Sulmi i Iranit me 300 dronë ndaj Izraelit
Irani kishte lansuar rreth 300 dronë dhe projektilë lundrimi dhe balistike drejt Izraelit në një sulm deri tani të paparë, publikuan Forcat mbrojtëse izraelite (IDF), duke shtuar se 99 përqind e tyre janë shkatërruar nga sistemet kundërajrore izraelite dhe nga aleatët në rajon.
Ushtria izraelite kishte thënë se Irani ka nisur më shumë se 200 dronë vetëvrasës, raketa lundruese dhe raketa balistike drejt Izraelit.
Shkenca dhe Teknologjia
Avancime në Inteligjencën Artificiale (AI): Në vitin 2024, ndodhën zhvillime të reja në fushën e AI dhe automatikës, që ndihmuan në përmirësimin e industrive të ndryshme, si shëndetësia, transporti, dhe energjia.
Vrasja e shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniya
Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh , i cili ishte vrarë në Teheran, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2006, kur u bë kryeministër i Autoritetit Palestinez, pas fitores së papritur të lëvizjes së tij në zgjedhje.
Ai ka mbrojtur prej kohësh pajtimin e luftës së armatosur me luftën politike në organizatën e tij dhe thuhet se ka kultivuar marrëdhënie të mira me udhëheqësit e disa lëvizjeve të tjera palestineze.
62-vjeçari jetonte në mërgim të vetë-imponuar në Katar dhe Turqi.
Në vitin 2018, SHBA e cilësoi atë si terrorist.
Në disa pamje të publikuara nga mediat e Hamasit menjëherë pasi krahu ushtarak i lëvizjes sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor, Ismail Haniya u pa i lumtur duke biseduar me zyrtarë të tjerë të fraksionit në zyrën e tij në Doha, teksa shikonte një raport në rrjetin televiziv arab që tregonte se militantët po merrnin ushtrinë izraelite.
Më shumë se nëntë muaj pas shpërthimit të luftës që e ka kthyer Rripin e Gazës në gërmadha, Ismail Haniya ka këmbëngulur vazhdimisht se pengjet izraelitë nuk do të lirohen derisa të shpallet një armëpushim i përhershëm.
Sulmi ndaj Donald Trump
Rreth pesë minuta pasi kishte filluar fjalimin e tij të fushatës në një tubim në Butler, Pensilvani, u dëgjuan zhurma të forta ndërsa Donald Trump po fliste.
Të shtëna armësh u dëgjuan, derisa Shërbimi Sekret e mbylli presidentin për disa sekonda përpara se ai të nxirrej nga skena me gjak të dukshëm pranë veshit dhe anash fytyrës.
Tërheqja nga gara presidenciale e Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden, kishte bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe i kishte ofruar mbështetje nënpresidentes, Kamala Harris për t’i hyrë garës.
Ky vendim vjen pas thirrjeve në rritje për largim të Bidenit nga gara për zgjedhjet e nëntorit, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si president”, kishte deklaruar Biden.
Debati presidencial në SHBA/ Përballja e parë Harris-Trump
Donald Trump dhe Kamala Harris u takuan për herë të parë në skenëne debatit presidencial në Filadelfia. Edhe pse shkëmbyen një shtrëngim duarsh, tensioni midis tyre ishte i dukshëm.
Në një debat 90-minutësh, Harris e sfidoi vazhdimisht presidentin me sulme personale, të cilat e vunë në pozitë të vështirë dhe e bënë të humbiste fokusin.
Debati u përqendrua në çështje të ndryshme, si ekonomia dhe aborti.
Në përfundim, sondazhet e hershme dhe tregjet e basteve sugjeruan se Harris kishte dalë më mirë në debat, duke e vënë Trump-in në pozitë të vështirë gjatë gjithë mbrëmjes.
Trump fiton zgjedhjet në SHBA
Donald Trump është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke tejkaluar pragun e 270 votave dhe duke mundur rivalen demokrate Kamala Haris.
Ai është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti i dytë në historinë e SHBA-së që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland në vitin 1892.
Vrasja e lideri i Hamasit Yahya Sinwar
Lideri i Hamasit, Yahya Sinëar, u konfirmua i vdekur. Konfirmimi i parë zyrtar erdhi nga ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz. Më herët, ushtria izraelite deklaroi mundësinë e vrasjes së tij, por kërkoi kohë për të bërë verifikime nëpërmjet testeve të ADN-së mbi trupin e tij.
Ministri Katz tha shkurt në një deklaratë: “Vrasësi Yahya Sinëar, i cili ishte përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit”.
Rënia e Bashar al-Assad pas 50 vjet sundim
Pas një periudhe të gjatë vuajtjesh dhe luftës, një moment historik ka shënuar fundin e një epoke të errët për Sirinë. Pushteti i Bashar al-Assad në Siri ka përfunduar pas një periudhe të gjatë dhe shkatërruese të luftës civile që ka zgjatur më shumë se një dekadë.
Pas shumë vjet me trazira, dhunë dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme të shkatërrimit të opozitës, regjimi i Assad ka humbur kontrollin mbi shumicën e territorit të vendit, duke shpërbërë si strukturën politike, ashtu edhe ushtarake të shtetit sirian.
Rënia e Assad/ Hapja e burgut famëkeq në Siri, lirohen dhe gra e fëmijë
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, janë shfaqur dhe pamjet e para që tregojnë sirianët e dënuar nga regjimi, përfshirë gra dhe fëmijë, duke u liruar nga burgjet e vendit.
Burgu Sednaya, i famshëm për trajtimet e tmerrshme ndaj të burgosurve, ra në duar të rebelëve të shtunën pas përmbysjes së regjimit të Assad. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se “dyert e burgut Sednaya, e njohur ndryshe ‘thertorja njerëzore’, u hapën për mijëra të burgosur”.
Qindra të burgosur, përfshirë gra dhe fëmijë, u liruan gjatë këtij operacioni, megjithatë disa zona të burgut, përfshirë qelitë nëntokësore, mbetën ende të mbyllura.
Rrëzoi Bashar al-Assadin, kush është lideri rebel sirian Abu Mohammed al-Jawlani
Pas rënies së Bashar al-Assad dhe largimit të tij nga Siria, në Damask, udhëheqësi rebel Abu Mohammed al-Jawlani u është drejtuar turmave në xhaminë Umajad në qendër të qytetit.
Ai tha se regjimi i Asadit “burgosi mijëra qytetarë të tij padrejtësisht dhe pa asnjë krim”, duke shtuar se “sot, ne shpërblehemi me këtë fitore. Kjo fitore është e të gjithë sirianëve”.
Në vitin 2013, SHBA-ja e cilësoi Jawlani si një terrorist global të caktuar posaçërisht dhe ofroi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.
Por lideri rebel është përpjekur për vite me radhë të zhvendosë perceptimin e organizatës së tij në atë që mund të pranohet nga sirianët si një alternativë ndaj regjimit të Asadit.
Grupi i tij militant islamik ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e regjimit të Asadit. HTS u krijua në vitin 2012 me një emër tjetër, Fronti al-
Nusra, dhe u zotua për besnikëri ndaj al-Kaedës vitin e ardhshëm.
Në vitin 2016, Al-Nusra ndërpreu lidhjet me al-Kaedën dhe mori emrin Hayat Tahrir al-Sham kur u bashkua me fraksionet e tjera një vit më vonë.
Por OKB-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe një numër vendesh të tjera vazhduan ta konsiderojnë HTS-në si një degë të Al-Kaedës dhe shpesh i referohen asaj si Fronti al-Nusra.
Një sulm ka ndodhur në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.
Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMË në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma.
Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...